Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim L.S.,43 vjeç,banues në fshatin Babicë të qytetit të Vlorës.
L.S. është kapur nga inspektorët e mbrojtes së pyjeve duke prerë një sipërfaqe të konsiderueshme me lëndë drusore në fshatin Rexhepaj. I kërkuari,ka ushtruar dhunë ndaj inspektorit të pyejeve si edhe e ka godituar atë me automjet, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.
Gjatë një kontrolli që është ushtruar në banesë L.S., i janë gjetur nga policia një stivë e konsiderueshme lëndë drusure, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë.
Policia po vazhdon punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore të L.S.sosnews.a
