Ka përfunduar me sukses operacioni antidrogë i koduar “Shpërndarësi” nga policia e Dibrës.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një sasi prej rreth 400 gram lëndë e thatë e dyshuar narkotike e cila paketohej në qese të vogla farmaceotike e shpërndahej në doza të vogla në lokale nate e në ambiente përreth shkollave, si dhe një  bimë narkotike e kultivuar në oborrin e banesës.

Policia arrestoi 22-vjeçarin e shpallur në kërkim J.M., banues në njësinë Administrative Tomin, Dibër, i dyshuar si autor i kultivimit  dhe shpërndarjes së lëndës narkotike.

Efektivët e policisë gjatë konrollit të ushtruar në banesën e tij në njësinë Administrative Tomin-Dibër, në oborrin e banesës kanë gjetur të kultivuar një bimë e dyshuar narkotike, ndërsa gjatë kontrollit brenda banesës kanë konstatuar dhe sekuestruar  një sasi prej rreth 400 gramë lëndë e thatë e dyshuar narkotike, si dhe  një sasi e konsiderueshme qesesh farmaceutike që përdoreshin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Në momentin e kontrollit të banesës nga policia J.M., nuk ndodhej në banesë por ai ishte shpallur në kërkim me datë 10.10.2017, ku u kap dhe u ndalua gjatë ditës së djeshme nga efektivët e policisë Dibër.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version