Policia parandaloi  përshkallëzimin e një konflikti në Dibër.Në pranga ra një 35-vjeçar i cili sipas policisë mbante me vete një kallash dhe dyshohet se do ta përdorte në konflikt. Blutë thanë se personi me të cilin ishte konfliktuar në fshatin Shumbat të njësisë administrative Sllovë i kishte vetëm 9 mijë lekë borxh Jetmir Kades. Ky i fundit kishte marrë armën dhe kishte shkuar për të zgjidhur konfliktin me personin tjetër A.D

Nga ana tjetër policia e Dibrës zbardhi dhe dokumentoi me prova ligjore  6 raste të vjedhjes së pronës, ku për 4 raste janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Në vijim të operacionit të nisur tre ditë më parë ku u arrestua me inisiativën e Policisë  një prej autorëve Edison Çuku, 23 vjeç, banues Dobrovë, Peshkopi (i dënuar më parë për vjedhje) si dhe Gentjan Ismaili, 22 vjeç, banues  në njësinë administrative Melan, Dibër (i dënuar më parë për vjedhje).

Për dë dy të lartpërmendurit është dokumentuar me prova ligjore  autorësia e  6 rasteve të vjedhjeve  të  ndodhura më parë, të cilat i kanë pranuar edhe vetë pas arrestimit të tyre.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë  vjedhur  2 automjete, 2 motorçikleta, një banesë  dhe një kopësht fëmijësh.

Gjithashtu  policia e Dibtës ka arrestuarin të kërkuarin F.Ç,  28 vjeç, banues në Tiranë i cil ka qenë i dënuar për vjedhje.

Përsa i përket evidentimit dhe goditjes së rasteve të lëndëve narkotike policia ka arrestuar Imer Lamallari, 50 vjeç,si dhe kanë shpallur  në kërkim djalin i tij  me inicialet V.L, 26 vjeç,të dy banues në fshatin Vasie, njësia administrative Kala e Dodës-Dibër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në ambjentet para banesës së tij  i’u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe në stallën e bagëtive i’u gjet një fuçi plastike   me bimë të thara e dyshuar narkotike canabis sativa, me peshë 3 kilogram e 30 gramë e cila u sekuestra në cilësinë e provës materiale.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version