3 automjete u dogjën orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Vlorë ndërsa dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Në lagjen “1 Maji” në orën 01:45 një makinq tipit “BMË” X5 me targa AA200MZ, dhe një makinë e llojit “Benz” me targa AA171RX, të dyja makinat në pronësi të Ermelind Abazi janë përfshirë nga flakët.

Mjetet të cilat kanë të parkuara pranë njëra tjëtrës pasi i përkasin të të njëjtit person. Ermelind Abazi është efektiv në “Delta Force” në Vlorë ndërsa dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme për shkak të detyrës, por ende nuk dihen shkaqet e qarta dhe autorët.

Gjithashtu në Bishan është djegur një tjetër makinë në nënkalimit e Bishanit, makina e llojit ” Volswagen” me targa AA120PZ në pronësi të Klement Trokaj. Makina në Bishan ka marrë flakë në ecje e sipër, ende nuk dihen shkaqet por dyshimet janë për defekt elektrik.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version