Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në punë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në orën 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve (fonderi) në Patos, 40-vjeçari i identifikuar me iniciale A. M., 40 vjeç dyshohet se gjatë procesit të punës është djegur. Teksa kontrollonte punën, ai aksidentalisht ka pasur kontakt me një nga furrat e pjekjes dhe ka ndërruar jetë. Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version