Një zjarr i përmasave të mëdha ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në fshatin Çukë, të bashkisë Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të martë.
Nga informacionet paraprake mësohet se brenda barakës që shërbente si vendroje ndodhej edhe një person, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin. Ka qenë djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin e identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç, dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.
Sipas bluzave të bardha gjendja e 57 vjeçarit është e rëndë. Ai do të transportohet me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje, teksa po vijon puna për zbardhjen e rrethanave shkaqeve të rënies së zjarrit.

Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, Sarandë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, ka rënë zjarr në kabinën e vendrojës, ku qëndronte shtetasi I. Xh., 59 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht.
