Një magazinë me ushqime për bagëti është shkrumbuar totalisht në Vaun e Dejës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar. Magazina rezulton të jetë në pronësi të familjes Gjini në fshatin Mali Jushit. Kryefamiljarja Zoja Gjini pretendon se zjarri që përfshiu magazinën rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme ka qenë i qëllimshëm. Ajo thotë se flakët kanë shkaktuar të paktën 50 milion lekë të vjetra dëme dhe u kanë lënë bagëtitë pa ushqim.

“Nuk i kam bërë gjë njeriu, s’kam ngatërresë me asnjë njeri. Çfarë i ka thënë mendja atij njeiru nuk e di, është i qëllimshëm. Drita s’kemi pasur në magazinë, duhanin nuk e pi njeri, as unë e as burri. Ai njeri që e bëri këtë, ta shikojë Zoti,”- tha Zoja Gjini.

Panorama shton se dy anët e shtëpisë ndodhen të monitoruara me kamera sigurie nga banesat aty afër dhe pritet që policia të nisë hetimet për zbardhjen e këtij zjarri.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version