Dy makina janë djegur në parkingun e një pallati në lagjen “Besëlidhja” ,pak pas mesnate në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 ku makina Mercedes Fuoristradë ML me targa AA400JK në pronësi të Sh.P., por që përdorej nga kryebashkiaku Fran Frokaj i zgjedhur nga Partia Demokratike,u përfshi nga flakët së bashku me një makinë tjetër në pronësi të K.Ll.

Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version