Një makinë “Land Rover” në pronësi të pronarit të televizionit lokal “Tv Rozafa”, Gasper Kokaj është djegur gjatë natës në qytetin e Shkodrës. ‘Mësohet se djegia ka qenë e qëllimshme dhe se nga verifikimi i kamerave të sigurisë në vendngjarje është parë një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Dollari” në Shkodër, ku mjeti tip “Land Rover” ishte parkuar  para godinës së Tv Rozafa. Vetë pronari i mjetit, në dëshminë e dhënë në Polici ka thënë se nuk ka patur konflikte dhe nuk e njeh autorin apo të ketë dyshime për ngjarjen. “Nuk kam konflikte, nuk di kush mund ta ketë bërë”.-është shprehur ai.

Por kush është Gasper Kokaj? Pronari i Tv Rozafa është një emër i njohur në qytet. Në vitin 2013 ai garoi nën logon e Partisë Republikane si kandidatpër deputet. Sakaq, hetimi vijon për të identifikuar personin e dalë në kamerat e sigurisë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version