Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 31-vjeçar, si dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

“Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi 21-vjeçar, pasi në fshatin Bedat, Divjakë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin 31-vjeçar, si dhe ka qëlluar me armë gjahu, në ajër. Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version