Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me djegien e mjetit të Gasper Kokajt. Sipas forcave blu, mjeti tip “Land Rover” është djegur gjatë natës në rrugën “Vaso Kadia”. Aktualisht po vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa. Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version