Prej 6 ditësh një 44- vjeçare në Greqi rezulton e humbur, ndërsa kërkimet nga autoritetet vijojnë për të rënë në gjurmët e saj. Familjarët e shqetësuar janë marrë në pyetje për të zbuluar takimet e fundit më të që do të çojnë në zbardhjen e zhdukjes së mistershme të 44- vjeçares. Ndërsa së fundmi vëllai i saj ka treguar se 44- vjeçarja dukej e shqetësuar pak ditë para se të humbte gjurmët në Rodon, duke shtuar dyshimet se një person tjetër mund të jetë përfshirë në këtë ngjarje, shkruajnë mediat e huaja.
“Po i bëj apel kujtdo që mundet dhe di diçka të ndihmojë të gjejë motrën time të gjallë. Nuk është e mundur që ai e ka hedhur makinën këtu në shkëmb. Në përrua, nuk kishte çelësa, nuk u gjetën gjurmë, nuk u gjet asgjë. Dikush donte që diçka të kishte sukses. Mendja ime shkon kudo, shkon në shumë skenarë. Kohët e fundit ajo dukej e shqetësuar, por nuk po na thoshte asgjë”, ka thënë vëllai i gruas së zhdukur për Star dhe njëkohësisht ka shprehur frikën e tij se një person tjetër mund të jetë i përfshirë në zhdukjen e saj.
Ditën që gruaja u zhduk, ajo ishte nisur me makinën e saj për të çuar vajzën e saj në shkollë. Që atëherë, ajo nuk ka dhënë asnjë shenjë jete. Bashkëshorti i saj njoftoi policinë për zhdukjen e saj në mbrëmjen e së njëjtës ditë. Disa orë më vonë makina e saj u gjet në një vend të shkretë, në një kanal. Nga kontrolli që i është bërë makinës së nënës, është konstatuar se gruaja nuk ndodhej në të dhe me shumë gjasa dikush e ka shtyrë mjetin në mënyrë që të ketë rënë në përrua. Nuk kishte shenja lëndimi apo dëshmi të tjera.

