Me pankarta në duar, familajrët e dy personave të zhdukur në Sarandë Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhorit kanë mbajtur ditën e sotme një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Me fotot e dy të zhdukurve në duar,  familjarët kërkojnë një përgjigje nga policia në lidhje me fatin e të afërmve të tyre.

Ne duam duam trupat, shteti nuk po punon. U bënë 26 ditë, as komunikim nuk kemi. Është si në harresë. Këtë kërkojmë nga shteti se i ka mundësit’– tha xhaxhai i Fatmir Sulovarit.

“Ata nuk kanë pasur konflikte, ndryshe s’do dilnin rrugëve. Nuk e kuptojmë pse policia ka nërprerë kërkimet”.

‘Nuk e kuptojmë se përse janë shkëputur kërkimet. Shpresojmë që të na dëgjojnë’

‘Do qëndrojmë këtu 24 orë, dërisa të na dëgjojnë’

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka planifikuar një takim me 3 prej familjarëve të personave të zhdukur ku pritet t’i informojë ata në lidhje ecurinë e hetimeve. Në lidhje me zhdukjen e dy personave është arrestuar 28-vjeçari Sofokli Baxheri, e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version