Ish zv/kryeministrja teknike Ledina Mandia ka kallëzuar në prokurori disa institucione të cilat sipas saj kanë shpërdoruar detyrën gjatë fushatës zgjedhore duke punesuar apo larguar 3014 persona. Ndonëse për rastin ende nuk ka nisur një hetim nga organi qëndror i akuzës, në atë kohë ish zv/ministrja teknike akuzonte Postën Shqiptare madje dhe Bashkinë e Durrësit apo Ministrinë e Energjisë e Industrisë për punësime politike gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas shkresës së datës 22 qershor drejtuar prokurorisë së Tiranës dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, Mandija akuzonte drejtues të Postës Shqiptare se kishin abuzuar me detyrën me dhjetra largime dhe punësime në këtë institucion gjatë fushatës zgjedhore.


Sipas Mandisë lëvizjet e pajustifikuara u bënë në shkelje të ligjit dhe dokumentacioni disponohej për të paktën 30 raste por nuk përjashtohej mundësia që ato të ishin më shumë. Mandija kallëzonte në prokurori se këto lëvizje bëheshin për qëllime politike ndaj dhe në Postën Shqiptare u dërgua një grup verifikimi.
Por në mënyrë të paprecedentë shprehet në kallëzim ish zv/kryeministrja, grupi nuk u lejua të auditonte.
Për këtë iu kërkua drejtorisë së përgjithshme të tatimeve informacion dhe shkresa elektronike e mbërritur konfirmonte faktin se gjatë periudhës zgjedhore ishin larguar nga puna 22 punonjës dhe ishin emëruar rishtaz 27 të tjerë.


Sipas Mandisë drejtori I përgjithshëm I postës ka konsumuar veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe përdorimi I funksionit publik për veprimtari politike a zgjedhore.
E njëjta hitori ka ndodhur dhe në shoqërinë Albpetrol aksionet e së cilës zotërohen nga shteti e më konkretisht nga ministria e Energjitikës dhe Industrisë.Sipas kallëzimit të ish zv/ kryeministres pas datës 26 maj të këtij viti në këtë shoqëri ishin firmosur 14 vendime sipas së cilës ishin punësuar 18 persona. E gjithë kjo veprimtari gjatë fushatës zgjedhore e cila sipas ligjit fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Pas marrjes së informacionit nga drejtoria e tatimeve numri I të punësuarve pranë Albpetrolit ishte trefishuar nga 18 në 164 persona të punësuar.
Punësimeve gjatë fushatës zgjedhore nuk i ka munguar dhe Durrësi. Në drejtorinë e hekurudhave pas datës 26 maj u punësuan 20 persona.
Por qershia mbi tortë është në drejtorinë e ujësjellës kanalizimeve në Durrës nën varësinë e Bashkisë së këtij qyteti.
Sipas informacioneve të mbërritura nga kjo drejtori përgjatë periudhës zgjedhore në këtë drejtori ishin punësuar 4 persona.
Por ndryshe nga informacioni I dërguar nga burimet njerëzore të ujësjellës kanalizimeve, për kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, në këtë institucion nuk ishte punësuar asnjë person.
Në shkresën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave Vangjush Dako pretendonte se gjatë periudhës Mars-Qershor në këtë drejtori punësimet ishin zero.
Për të gjitha rastet e pretenduara se bien ndesh me ligjin, prokuroria ka nisur verifikimet ndërsa ende nuk dihet nëse hetimet do të vazhdojnë për kryetarin e bashkisë së Durrësit apo dhe ish-drejtorin e Postës Shqiptare./ sosnews.al

