Një hetim 2 vjeçar i policisë italiane zbardh të gjithë linjën e trafikimit të heroinës nga Elbasani në Itali.
Sosnews ka siguruar komunikatën e brendshme të guarda di finanzas nga burime konfidenciale të shërbimeve partnere e cila thekson se baza e grupIt kriminal ndodhej pikërisht në qytetin shqiptar.
9 persona nga Elbasani u arrestuan ne Pisa dhe Venezia ndërkohë që më shumë se 80 kg heroinë janë sekuestruar gjatë kapjes së ngarkesave që trafikoheshin nëpërmjet fshehjes në automjete.
Makinat e trafikut modifikoheshin në servisin në pronësi po të një shqiptari ndërsa për 2 persona të tjerë pjesë e grupit kriminal përfshirë edhe një italian është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Mediat italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e Elbasanasve të arrestuar ndërsa theksohet se banesa ku mbahej droga në itali ruhej nga persona të armatosur./sosnews.al
