Pastruesja Rozeta Dobi nuk ka grabitur vetëm mijëra euro në banesën e këshilltares së Ramës, Alda Klosi, por edhe vëllanë e zyrtares.

Pre e grabitjes ka rënë edhe Leonard Çiko, i cëllai i Klosit, por ky i fundit ka deklaruar se pastruesja i ka vjedhur vetëm sende me vlerë.

Gjithashtu 49-vjeçarja ka grabitur edhe shtetasin Altin Dine, si edhe ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili pretendon se ajo i ka marrë një unazë më dedikim: “Ervinit me dashuri!”

“Pastruesja ka ardhur rreth 6 muaj në shtëpinë tonë, por jo rregullisht. Pas një periudhe kohe vumë re që unaza e martesës nuk ndodhej në shtëpi, ishte vjedhur. Kam bërë denoncim në polici dhe së fundmi jemi kontaktuar që unaza është vjedhur. Sendin e kemi njohur sepse ka një dedikim “Ervinit me dashuri”, tha Karamuço për BalkanWeb.

Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi u arrestuan dhe u lanë në “arrest me burg” nga gjykata nën akuzën e vjedhjes në banesën e këshilltares së kryeministrit Edi Rama të një shumë prej 120 mijë eurosh.

Ndërkohë në banesën e pastrueses, konkretisht në tubat e aspiratorit, u gjetën dhe mbi 400 mijë euro, që dyshohet se janë vjedhur në disa banesa të tjera ku ajo punonte.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version