Kryeministri Edi Rama hesht, por lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI-së Chrles McGonigals, sa vijnë e dalin më në sipërfaqe. Sot janë publikuar të tjera detaje e reagime.
Një tjetër foto ka treguar se McGonigal kishte lidhje e njohje jo vetëm me Ramën, por edhe me zyrtarë të tjerë socialistë. Në pamje, ish-agjenti shihet duke darkuar me kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici dhe Agron Nezën, njeriu që identifikohet si ‘personi A’ në dosje.
Dosja.al ka risjellë dhe një video që tregon Nezën të pranishëm në ceremoninë e rëndësishme për Shqipërinë në SHBA, ku ishte dhe kryeministri Rama e ministrja Olta Xhaçka. The Dan Bongino Shoë, një nga programet më të ndjekura në SHBA ka komentuar dosjen. Ai thotë se Charles McGonigal ka qenë i ‘punësuar’ nga Rama, për t’i bërë favore për të sulmuar kundërshtarin e tij politik, sigurisht jo falas. Dan Bongino ngriti pyetjen se përse presidenti Joe Biden nuk po vepron dhe tha se në fakt në këtë gjë është përfshirë vetë djali i tij, Hunter Biden. Dan Bongino e lidh Ramën dhe kartelin Sinaloa, duke rikujtuar fotot e Duçkës krah Luftar Hysës, teksa del nga kryeministria.
Mattathias Schvarz, gazetari që publikoi rrëfimin e Allison Guerriero, të dashurës së Charles McGonigal, gjë që solli dhe fundin e ish-agjentit, thotë se kryeministri Rama nuk i përgjigjur, por që FBI vijon hetimet lidhur me këtë çështje.
Deputeti i PD, Flamur Noka tha se FBI ka në dorë biseda të shkëmbyera mes McGonigal dhe Ramës. Ai tha gjithashtu se ish-agjenti ka përdorur dhe një celular të inkriptuar që zakonisht blihet nga grupet mafioze. Reagime ka pasur dhe nga Jorida Tabaku e Petrit Vasili./Dosja.al

