Sasia rekord prej 4 tonë kanabis sativa e kapur në kufi me Garganon ne Itali ishte destinuar për disa grupe të trafikut të lëndëve narkotike.

Këtë mëngjes zyra e prokurorit në Foggia dhe Guardia di Finanza dhanë detajet e operacionit (më i rëndësishmi i viteve të fundit). Një yacht 17metra i gjatë dhe me një flamur amerikan, mbante në bord sasinë rekord prej 4 tonësh mariuanë por dhe tre skafistët shqiptarë, të gjithë të arrestuar (M.F. 54 vjeç, Erinald Muzhika 28 vjeç dhe Elidon Vladi 26 vjeç).
Vlera e përllogaritur në treg fillimisht kapi shifrën prej 40 mln eurosh por më pas u rrit në 100 milionë pas analizave laboratorike të cilat konkluduan se ishte e një cilësie të parë.

Hetimet sipas autoriteteve Italiane janë në zhvillim e sipër për të gjetur pronarin e Yachtit por edhe destinacionin e saj e cila dyshohet se do u shpërndahej disa grupeve në Itali.Sipas policisë Italiane çdo paketim kishte nga një ngjyrë të ndryshme duke treguar kështu dallimin e trafikantëve të cilëve do tu shpërndahej.
Ndonëse ende nuk ka të dhëna hetuesit dhe prokuroria Italiane flasin për një kthim të zonës së Gargano-s në vendin fqinj si një nga pikat kyçe të trafikut të marijuanës kjo dhe për shkak të lidhjeve të shumta të zonës me trafikantët shqiptarë.
Droga u sekuestrua dy ditë më parë në brigjet e Viestes në Itali ndërsa pas kontrolleve u zbuluan 185 thasë të madhësive të ndryshme të paketuar dhe me një peshë totale prej 3,992 kg kanabis sativa/sosnews


