Më shumë se 1 ton kanabis sativa u sekuestruan në lagunen e Vilunit në Velipojë. Droga u kap nga forcat speciale të Tiranës në një operacion të mbajtur sekret për shkak të frikës së dekonspirimit pas përfshirjes edhe të një efektivi të policisë.

Ndërhyrja është bërë në momentin që trafikantët po e transportonin lëndën  me furgon nga Shkodra në një hotel në Vilun, ndërsa më pas do të ngarkohej në gomone per t’u trafikuar në Itali.

Në flagrancë në momentin që po zhvillohej aksioni u arrestua dhe efektivi i policisë Prel Zylja, i cili dyshohet se ishte bërë garant për transportimin pa problem të kanabisit. Efektivi i prangosur është vëllai i Ndrek Zylës, zv/komandant i kufirit.

Policia kishte rënë prej disa kohësh në gjurmët e trafikantëve pas përgjimeve, ndërsa vec efektivit janë arrestuar dhe disa persona të tjerë. FNSH dhe Forcat Operacionale kanë ngritur pika kontrolli në fshatrat Rrioll dhe Baks në Shkodër, pasi dyshohet për persona të tjerë që janë të përfshirë.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version