Policia e Lezhës ka bërë të mudur arrestimin e 49-vjeçarit te shpallur në kërkim.
Dodë Markvukaj , 49 vjeç, banues në Lezhë,ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Deltar” të zhvilluar në shtator ku u sekuestruan 25 kg 230 gr Mariuanë si dhe 7 automjete dhe u arrestuan 3 shtetas (drejtuesi i rrjetit të trafikut të drogës dhe transportuesit).
Dodë Markvukaj është pronari i servisit ku përgatitej dhe paketohej lënda narkotike, si dhe gjatë kontrollit në atë servis u gjet një sasi lënde narkotike Mariuanë.sosnews.al
