Alban Baxheri është një nga skafistët që drejtonte gomonen me 1.6 ton kanabis që u ndalua pranë ishullit të Keas në Greqi.

Ai u plagos nga policia helene në shpatull pas përplasjes së armatosur dhe ndjeksje që zgjati për disa orë.

Edhe skafisti tjetër sipas burimeve policore është po një shtetas nga Saranda.

Në bord me dy djaloshët nga Saranda ka qenë edhe një shtetas Italian.

Ata janë 3 nga 11 të arrestuarit në total nga policia greke.

Gomonja dyshohet të jetë nisur nga zona e Himarës ose Porto Palermos ndërsa policia e shtetit nuk ka reaguar ose dhënë asnjë shpjegim mbi këtë rast të rëndë.

Gomonja me 1.6 ton drogë niset në një kohë kur dihet problematika e radarëve që monitorojnë hapsirën detare.

Po ashtu gomonia niset në një kohë kur policia ka nisur edhe operacionin forca e ligjit.

Policia greke ka arrestuar edhe nje biznesmen si dhe një shtetas bulgarë që dyshohet se kanë financuar aktivitetin ndërsa ky rast dyshohet se nuk ka qenë i vetmi që janë trafikuar tonalata kanabisi./sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version