Italiani Xhovani Paladino dhe shqiptarin Veli Ymeri, u lanë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi akuzës së ngritur ndaj tyre nga prokuroria për trafik ndërkombëtar narkotikësh e mbetur në tentativë.
Paladino dhe Ymeri u arrestuan ditën e enjte, në afërsi të plazhit të Darëzezës në Fier, teksa tentonin të trafikonin mbi një ton drogë me një velierë. Në momentin që kanë pikasur forcat e policisë, dy shtetasit kanë filluar të hedhin në det lëndën narkotike, e cila pasi është mbledhur nga policia, rezultoi me një peshë prej 1,2 tonë.
Asnjëri prej të akuzuarve nuk ka pranuar të flasë duke mos treguar se kush ishin bashkëpunëtorët e tjerë të rrjetit të trafikimit të drogës.
/sosnews

