Dënohet me 6 vite burg një 25-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u arrestua për trafik droge.

Sipas mediave vendase, i riu shqiptar, banues në Milano, u arrestua në muajin prill të këtij viti në autostradën Brogeda.

Gjatë kontrolleve në makinën e tij, në bagazh iu gjetën 4 qese me 850 gramë kokainë. Ato ishin të vendosura brenda një “dyshemeje” të rreme në bagazh.

I riu shqiptar, ka deklaruar se punonte si murator në Itali. Ai tha se ka udhëtuar në zonën e Luganos në Itali, ku një person i ka vendosur drogën në bagazh.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version