Policia e Durrësit  goditi një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit, ndërsa në pranga përfunduan dy gra dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 44-vjeçar me iniciale G.A.

Të arrestuarat janë Shpresa Pisha 47 vjeç dhe 40-vjeçarja Y.R. Policia tha se Shpresa Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit aty ku bëhej dhe “pazari” për klientët.

Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e prostitucionit kundrejt një shume prej 5 000 lekësh.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version