Policia e Durrësit sekuestroi një sasi prej mbi 3 kg kanabis ndërsa në pranga ra një 57 vjeçar si posedues i saj. Policia tha se u arrestua në flagrancë Gjon Brahe, banues në Bizë të Ishmit.
Gjatë kontrollit në banesën e tij blutë gjetën 3 kg e 134 gram kanabis sativa si dhe 156 copë fishekë kallashnikovi.
Prej disa ditësh policia e durrësit ka nisur një aksion për goditjen e paligjshmërisë duke ushtruar kontrolle kryesisht në fshatrat e qarkut
