Një person mbeti i plagosur me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen 18 të qytetit.
Sipas policisë, autori i identifikuar tashmë Gjergji Sulejmani qëlloi me pistoletë dhe la të plagosur Marvin Maljan 25 vjeç, i cili mori plagë në këmbë.
I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur punën për kapjen e Sulejmanit.

