11 persona në Durrës janë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se kanë përdorur fëmijët dhe nipërit e tyre të moshës nga 2-13 vjeç për të lypur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se të mitur edhe në stadin foshnjor, shfrytëzoheshin nga të afërmit e tyre për të lypur. Policia njofton se kontrollet do të vijojnë.

Njoftimi nga policia

Shfrytëzonin për të lypur, fëmijë dhe nipër të tyre, të moshave 2-13 vjeç, procedohen penalisht 11 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se të mitur edhe në stadin foshnjor, shfrytëzoheshin nga të afërmit e tyre, për të lypur.

Për këtë veprimtari kriminale, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit Xh. H., A. B., S. B., M. B., R. A., A. K., V. A., E. A., A. A., S. A. dhe R. O., pasi në 7 raste, janë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut, teksa shfrytëzonin për të lypur, të mitur të afërm të tyre, me mosha që varionin nga 2 vjeç deri në 13 vjeç. Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version