Një shqiptar i kosovës është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit pasi ka vjedhur kasafortën e një hoteli.
Shtetasi i identifikuar nga policia por për arsye hetimore bëhen publike me inciale G.V 44 vjeç fillimisht është paraqitur në hotel si klient ku dhe ka bërë pagesën për qëndrimin.
Më pas duke shfrytëzuar përfundimin e turnit të recepsionisteve rreth mesnatës ka arritur që me anë të çelësave që ndodheshin në re3cepsion të vjedh kasafortën duke marrë brenda një sasi të konsiderueshmë lekësh, eurosh dhe dy pasaporta të dy shtetasve çekë që ishin klientë në hotel.
Administratori i hotelit ka depozituar kallëzimin në Polici duke dhënë gjeneralitetet e plota të të dyshuarit, foton e tij. si dhe pamje filmike të momentit të vjedhjes.
Në bashkëpunim me autoritet kosovare , policia konfirmon se 44 vjeçari është nga qyteti i Podujevës dhe ka kaluar kufirin shqiptar pak minuta para se të shpallej në kërkim. sosnews
