Është bërë i mundur arrestimi i një 43-vjeçari nga blutë e Durrësit.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se vidhte pjesë të automjeteve në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit.

G.O43 vjeç, banues në Durrës dyshohet se është autor i vjedhjeve :

1.Më datë 17.05.2017, në Shkallnur dyshohet se ka vjedhur dy pasqyra në mjetin tip Benz në pronësi të B.H.

Më datë 19.06.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se ka vjedhur veglat e punës të F.C.

  1. Më datë 23.07.2017, në lagjen Nr. 4 , Durrës dyshohet se ka vjedhur navigatorin në mjetin tip Benz, më pronësi të O.D.
  2. Më datë 26.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se ka vjedhur dy pasqyrat e mjetit tip Benz në pronësi të A.D.
  3. Më datë 14.08.2017, në lagjen Nr. 1,  Durrës dyshohet se ka vjedhur kasetofonin në mjetin tip Volsvagen, në pronësi të A.K.
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version