Policia e Durrësit ka përfunduar me sukses operacionin e koduar”Segmenti” ku kanë goditur një rast të drogave të forta.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan:
- Laurian Malko 32 vjeç, banues në Durrës;
- Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak;
- Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një kontrolli në lagjen nr.14 Shkozet,iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë,një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një kreher,vlera monetare në lekë dhe Euro si dhe 4 aparatë telefoni celularë.
Sipas policisë Elmaz Gjepali siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë, Mirvete Tupi lëndën narkotike të siguruar nga Elmaz Gjepali i’a jepte Laurian Malko dhe ky i fundit e shiste.
Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 €.

