Ka përfunduar me sukses operacioni “Iris” nga policia e Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Policinë e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë pas një pune hetimore 2 –mujore me metoda speciale kanë bërë të mundur arrestimin e S.S 57 vjeçe,si dhe të T.T 49 vjeçe të dyja banuese në Durrës.
Të dyja shtetaset e mësipërme kanë ushtruar prostitucion dhe kanë shfrytëzuar femra të tjera për prostitucion kundrejt një pagese të caktuar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:
- ” Shfrytëzim prostitucioni ” në ngarkim të S.S.
- ” Prostitucion” në ngarkim të T.T. /sosnews.al
