Katër persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndryshme në Kavajë dhe Tiranë. Sipas policisë, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në fshatin Gosë, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit I. Xh., rreth 40 vjeç, F. B., 40 vjeç, dhe O. K., 26 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në Unazë të Re në kryeqytet, shtetasi S. V., 59 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version