Partia Socialiste ka dërguar zyrtarisht kërkesën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Sipas shkresës që mban datën e djeshme dhe e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS Eridian Salianji, kërkohet regjistrimi i këtij subjekti. Në ditët në vijim pritet të bëhet mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kësaj kërkese.

Shkresa
Dy ditë më parë kërkesa u dërgua dhe nga Partia e Lirisë. Ndërkohë që ka dhe dy ditë kohë nga përfundimi i afatit nga KQZ për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit. Berisha ende nuk e ka marr vendimin se si do të garojnë kandidatët e tij, pasi Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme vendosi që të rikthej për gjykim në shkallën e parë vulën e PD-së.

