Një këmbësor ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga dy makina në Dibër. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 17.35, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Bolonjës”, në Peshkopi. Automjeti tip “Benz”, me drejtues L.K ., është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, me drejtues Xh. Zh.. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale si dhe është lënduar këmbësori që është gjendur mes dy automjteve. Ai po merr ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë Dibër: 

Rerh orës 17.35, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Bolonjës”, qyteti i Peshkopisë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K., është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Xh. Zh. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale si dhe është lënduar lehtë shtetasi N.N,(këmbësor), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version