Një person është vënë nën hetim nga policia ndërkohë që bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.

Kjo pasi ata shfaqen në një video të publikuar në rrjetet sociale duke dhunuar një person të moshuar pranë stacionit të urbanit.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen dy shtetas që godasin një të moshuar, afër një stacioni autobusi, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Pas identifikimit, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version