GJKKO ka nisur hetimet për Gjergj Cukalin dhe vëllezërit Enver dhe Edmond Jamaku.
Ata janë nën akuzë për “grup të strukturuar kriminal”, “vrasje e mbetur në tentativë”, “armëmbajtje pa leje e lëndë shpërthyese”.

Gjithashtu pas rrëfimeve të vëllezerve Jamaku u zbuluan edhe disa baza me armatime në Tiranë. Për ta dyshohet se janë autorë të dy shpërthimeve me tritol dhe disa kanosjeve të kryera.
Sipas burimeve bëhet me dije, se njëri prej vëllezërve Jamaku, Enveri, si i penduar i drejtësisë, ka deklaruar se Cukali i kishte premtuar 30 mijë euro për t’i vendosur tritol biznesmenit Gjon Mena në Kamëz, më 9 shkurt.

