Dy persona kanë humbur jetën në Tiranë ditën e sotme. Policia e kryeqytetit me anë të një njoftimi thotë se në Farkë të Vogël, një i ri 33 vjeç është hedhur nga kati i dytë i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes për të dyja rastet.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version