Një banesë në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20.
Gjithashtu bëhet me dije se dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit nga një bombul gatimi.
Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit H. T., në lagjen nr. 13 të qytetit dhe si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:20, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. T., në lagjen nr. 13.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

