Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari dy 46-vjeçarët të zhdukur prëj më shumë se 2 javësh, dyshohet se janë vrarë dhe groposur në Vrinë. Kërkimet janë bërë me dron nga Policia e Shtetit, por po ashtu kanë asistuar edhe familjarët e dy të zhdukurve.

Kontrollet në zonë nisën herët në mëngjes dhe përfunduan pasdite, për të nisur sërish nesër. Kërkimet janë bërë edhe nga palombarë në lumenj dhe liqene. Po hetohen disa pista për këtë ngjarje, motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre, pasi të dy janë persona me precedentë për çështje narkotikësh.

Sot janë marrë në pyetje për ta disa persona me precedentë penalë brenda dhe jashtë vendit, e po ashtu miq të Edmond Papës dhe të hetuar për atentatin ndaj Aleksandër Sadikajt (të dy të vrarë brenda disa muajve). Krahas hetimeve, hamiljarët e tyre kanë bërë protestë sot para komisariatit në Sarandë, duke kërkuar përgjigje për fatin e tyre.

Familjarët janë shprehur se edhe nëse janë vrarë të marrin trupat e tyre mbrapsht. Por autoritetet nga ana tjetër dyshojnë se ata janë ekzekutuar në fshatin Vrinë të Bashkisë Konispol ku janë groposur trupat e tyre. 

Ndërkohë që ekspërtët kriminalistik që po hetojnë mjetin e gjetur në afërsi të fshatit Nivicë kanë bërë me dije se në makinën tip ‘Mercedes Benz’ është kryer dhe një krim tjetër. Me këtë mjet në 5 dhjetor 2022 në banesën e personit me iniciale L. L është vendosur një sasi eksplozivi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version