Dy lojtarë të Premier League në të njëjtin ekip janë në një lidhje dhe janë të hapur për të deklaruar se janë një çift homoseksual. Por edhe pse nuk është sekret në dhomën e zhveshjes, yjet hezitojnë të dalin publikisht.
Kjo vjen pasi ne treguam në fillim të këtij viti, se si një ish-lojtar homoseksual i Anglisë dhe Premier League është në bisedime për t’u bërë i pari që do të dalë në një dokumentar televiziv. Dhe lojtari i guximshëm i Blackpool, Jake Daniels, 17 vjeç, zbuloi se ishte homoseksual në maj, pasi fitoi pranimin e shokëve të skuadrës.

Homoseksualiteti i dy yjeve të Premier League u mësua në fillim të këtij viti. Një burim tha: “Ata nuk e panë nevojën për t’u fshehur nga shokët e tyre të skuadrës, dhe pse duhet ta bëjnë? Askush nuk u shqetësua për këtë dhe ata kishin mbështetjen e trajnerit dhe drejtuesve në klub. Por ata vendosën të mos dalin publikisht, edhe pse asnjëri nuk është i turpëruar dhe kjo mund të ndodhë.
“Gjatë sezonit ata donin të përqendroheshin në lojën e tyre. Ndërsa bërja e një deklarate do të ishte pozitive, mund të largonte vëmendjen e tyre nga paraqitjet në fushë. Shokëve të skuadrës u është thënë gjithashtu që të mos thonë asgjë publikisht për të mbrojtur privatësinë e tyre.”
Pati bujë këtë javë kur ambasadori i Kupës së Botës të Katarit, Khalid Salman e përshkroi homoseksualitetin si “një dëm në mendje” në një intervistë. Legjenda e Anglisë, Gary Lineker, 61 vjeç, tha muajin e kaluar se ai njeh “një ose dy” lojtarë homoseksualë të Premierligës, të cilët kanë qenë shumë afër daljes së tyre publike.
Dhe e përditshmja ‘The Sun’ të dielën ka treguar se si një lojtarë i Premier League mund të hapet për seksualitetin e tij, në një dokumentari që aktualisht është në prodhim dhe që ka të ngjarë të transmetohet në Channel 4. Një burim tha: “Ky mund të jetë një hap masiv përpara për lojtarët gay. Të gjithë në futboll kanë folur për këtë.”

