Një efektiv është pezulluar, pasi ka shoqëruar një qytetar pa arsye dhe e ka dhunuar brenda komisariatit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar efektivin Nderim Cami, nën akuzën se ka dhunuar fizikisht një person të shoqëruar brenda komisariatit nr.4 në Tiranë. Bëhet me dije se 33-vjeçari ka shoqëruar pa arsye të ligjshme qytetarin me inicialet Z.Z., në muajin dhjetor të vitit 2022 dhe më pas e ka dhunuar këtë të fundit gjatë qëndrimit në komisariat duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Për të shmangur pasojat, polici ka dorëzuar një kallëzim ndaj të shoqëruarit, duke e akuzuar për kundërshtim të punonjësit të policisë. Ndaj Nderim Camit rëndojnë akuzat për veprat penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Kallëzimi i rremë”.

