Vëllai i Fatmir Sulovarit, Gëzim Sulovari zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun. Ai u shpreh se në përfundim, Rrumbullaku i siguroi se do të vijojnë hetimet për të gjetur dy të zhdukurit në Sarandë. Më tej, Gëzim Sulovari tha se nuk kanë asnjë konflikte e se nuk dyshojnë te një person konkret, për zhdukjen e vëllait. 

“Duam që të gjenden trupat dhe t’i çojmë në shtëpi. Policia na tha; do nisim shumë shpejt kërkimet. Nuk më dhanë shpresë. Më thanë se jemi në rrugë, po vijojmë hetimet. Ne ia kemi lënë në dorë Policisë së Shtetit. Jam vëllai i Fatmirit. Besoj u sqaruam me policinë. Takimi im me vëllain ishte në datën 6. Ishte takim normal. E mori një shok në telefon. S’ka pasur probleme.. Ne s’kemi pasur probleme deri në këtë pikë. S’kemi asnjë dyshim. Leonardin e ishte të njohur. Ata kanë qenë të njohur, jo shok. Unë vetë si Gëzim s’e kam njohur Leonardin. S’e di se për çfarë toke bëhet fjalë. Dëgjuam llafe njerëzisht se ata mund të ishin në Vrinë”– tha ai. 

Ditën e sotme, familjaret e dy viktimave të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në Sarandës protestuan para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tre përfaqësues u takuan edhe me kryepolicin Muhamet Rrumbullaku.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version