Një 21-vjeçar me inicalet G. H., banues në Durrës është shoqëruar nga efektivë të Policisë së Tiranës pasi është pikasur teksa qëndronte i veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë. I riu është ndaluar nga efejtivët dhe është pyetur për arsyet e qëndrimit dhe të veshjes që mbante, por ai u ka paraqitur një dokument të vjetër Policie, të dyshuar të falsifikuar. Për rrjedhojë është shoqëruar në komisariat dhe është marrë në pyetje. Nuk dihet nëse 21-vjeçari ka pasur lidhje me organizimin e protestës që u zhvillua sot nga Opozita, e cila nisi sot në orën 12:00 dhe u mbyll vetëm një orë e gjysmë më vonë. 

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë tubimit të ditës së sotme, shërbimet e Policisë kanë vijuar monitorimet në terren, për mbarëvajtjen e tubimit dhe për evidentimin e çdo paligjshmërie. Gjatë monitorimeve, rreth orës 12:15, në afërsi të dy kullave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetas të veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë. Në momentin e ndalimit për verifikim nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka paraqitur një dokument të vjetër Policie, të dyshuar të falsifikuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, shtetasin G. H., 21 vjeç, banues në Durrës, dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua penalisht, në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version