Një 13 vjeçare u dërgua në spital në gjendje të rënde nga i ati i saj por disa minuta më pas ndërroi jetë. Viktima është identifikuar si Kasandra Brahja.

Sipas burimeve policore e mitura ishte qëlluar me sende të forta dhe plagët e rënda i shkaktuan vdekje.

Policia mbërriti në spitalin e traumës dhe po merr në pyetje babain e saj  Xhevat Brahja për të mësuar më shumë mbi ngjarjen e rëndë.

Policia ka hasur në vështirësi për marrjen në pyetje të prindërve pasi ata janë shurdh- memecë.Plagët tek viktima janë në pjesën e barkut.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version