Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tervol në zonën e Gramshit. Një 80-vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe vëllain e tij.

Policia e Shtetit ka dale me një njoftim zyrtar lidhur me krimin e dyfishtë të ndodhur në Gramsh pasditen e sotme, ku Xhevit Sinani vrau me sëpatë gruan e tij dhe të vëllanë, Shaqirin. 80-vjeçari Sinani, për motive të dobëta ka qëlluar sëpatë fillimisht bashkëshortjen e tij, Zegjine. E më pas edhe të vëllanë, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gramsh

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Fale veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori dyshohet që ka kryer krimin e dyfishtë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version