Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mbrëmje në Kangjinas të Kolonjës. Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Shtetasi Genti Isai nuk është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është transportuar drejt spitalit, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.

I riu ka pasur shqetësime sot në mëngjes me dhëmballën dhe ka shkuar tek stomatologu, ku mori dhe recetën e qetësuesve.

Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32 vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qënë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën.

Gjatë transportimit, mësohet se i riu ndërroi jetë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, teksa pritet të kryhet autopisa për të riun.

Kolonjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Kagjinas, Kolonjë, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasi G. I., rreth 32 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit të 32-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version