Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kakavec. Tre persona, të cilët ishin duke punuar tokën me bel, janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, pasi shpërtheu një granatë e vjetër. Personat Olsi Elezi, Yllka Bishtogu dhe Viturie Bishtogu, janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Mësohet se tre të lënduarit, mes tyre dy gra, janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 2 vëllezër, bashkëshortët e grave të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

