Një rast i rëndë i dhunës në familje është shënuar ditën e sotme. Policia e Tiranës bën me dije se është vënë në pranga një 33- vjeçar i cili akuzohet se ushtroi dhunë ndaj gruas së tij e cila ishte në urdhër mbrojtjeje. Policia ndër të tjera në njotimin zyrtar, sqaron se 33- vjeçari me emrin Amarildo Shabani, ka marrë me forcë gruan e tij nga subjekti ku punonte në rrugën ‘Qazim Vathi’, e ka dërguar atë në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Amarildo Shabani pritet të përballet me tre vepra penale referuar rastit: Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Amarildo Shabani 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version