Ardi Veliu u ‘ katapultua ’ në vetëm 9 muaj në krye të policisë së shtetit.

Brenda rradhëve të uniformave blu flasin se edhe konkursi për gradën ‘ drejtues i parë ’ u bë posaçërisht për ti hapur rrugë emërimit të tij pasi ministri Fatmir Xhafaj ishte i palëkundur për këtë zgjedhje.

Por në karrierën e tij në polici Veliu ka patur edhe pozicione kyçe në vite të mbrapshta për shqipërinë.

Në vitet (1993-2002) dhe  (2004-2006) kur skafet nga Vlora me klandestin dhe drogë shkonin ‘ lum ’ drejt italisë, zoti Veliu ka mbajtur postin e shefit të rendit në drejtorinë e policisë së Vlorës duke patur jo pak përgjegjësi mbi qindra jetë të humbura në adriatik.

Ardi Veliu u shkëput nga policia në vitin 2006 pasi u bë drejtor i policisë bashkiake në Vlorë me kryebashkiakun Shpëtim Gjika.

Edhe në këtë pozicion ai pati jo pak probleme.

Në vitin 2011 Ardi Veliut i dogjën automjetin e tij. Zyrtarisht autorët nuk u zbuluan asnjëherë.

Po në këtë detyrë Veliu mësohet se është përballur fizikisht në një konflikt me disa persona në qytetin bregdetar të cilët sipas burimeve e kanë dhunuar.

Për zgjedhjen e tij në krye të policisë së shtetit reagoi edhe shoqata e policëve të liruar sipas të cilëve Veliu ka marrë gradat në kundërshtim me ligjin dhe nuk plotëson kriteret për këtë detyrë.

Mesa duket edhe Veliu më shumë sesa një figurë që meritonte postin është një i zgjedhur i interesave të politikës. sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version