Shefi i stërvitjes në repartin RENEA Altin Morina ka dalë para gjykatë së Tiranës ditën e sotme për masën e sigurisë. Morina u kap disa ditë më parë më 113 mijë euro në një Audi SQ8. Ndaj tij prokuroria ka ngritur 3 akuza, të cilat janë për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre. Gjykata vendosi sot që Morina të lihej në arrest me burg. Ndërkohë që ai vetë ka deklaruar se paratë nuk vijnë nga ndonjë aktivitet kriminal, por i ka marrë borxh 20 minuta para se të arrestohej.
“Paratë nuk vijnë nga produkt kriminal, i mora 20 minuta para se të arrestohesha. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë”, tha Morina.
Por kush është Altin Morina?
39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHçBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drjetoi komisariatin e Policisë në Ballsh. nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit.
Ai sot akuzohet për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e shumës së madhe të parave që efektivi i policisë kishte me vete. Ka dyshime se përvecc lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde. Arrestimi i tij është një tjetër alarm për përbërjen e trupës policore, ku Morina është i disati efektiv i RENEA-s që kapet në shkelje të ligjit.